Zemra të hapura, Mëndje të hapura, Dyer të hapura

Festojmë dashurinë e Perëndisë!

Metodistët janë njerëz që i besojnë Perëndisë sepse e dinë se Ai i do ata. Ne mësojmë nga Jezusi. Ne ndajmë dashurinë e Perëndisë me të tjerët. Edhe nëpërmjet asaj që bëjmë. Të gjithë janë të mirëpritur të ecin në këtë rrugë së bashku me ne.

Kishat tona

Komunitete

KBM Tiranë

Kisha Metodiste e Tiranës është aktive që prej vitit 2008. Misioni i saj është përcjellja e fjalës së Jezus Krishtit te besimtarët. Bashkësia e Tiranës përbëhet nga rreth 40 persona dhe gjatë javës kryen 4 shërbesa.

Atë të së dielës, shërbesën e fëmijëve, studimin e bliblës dhe takimin e të rinjve.

Gjithashtu kisha ofron kurse falas për muzikë dhe gjuhë të huaj për fëmijët me qëllim rritjen e tyre profesionale dhe shërbimin ndaj komunitetit të kishës.

Po ashtu, në këtë kishë ofrohen terapi për fëmijët me Aftësi Ndryshe nga një staf i kualifikuar.

KBM Pogradec

Kisha Metodiste e Pogradecit daton që prej vitit 2008 në qytet dhe me rrënjë më të thella në fshatrat e saj. Ka në thelb predikimin e fjalës së Perëndisë dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Kjo kishë ka një godinë moderne me të gjitha kushtet e nevojshme.

Në këtë kishë ofrohen rreth 5 shërbesa gjatë javës.

Shërbesa e së dielës, shërbesa e fëmijëve, takimi i grave, takimi i burrave dhe koha e lutjes, ose studimi i biblës.

KBM Elbasan

Kisha Metodiste e Elbasanit u themelua në gusht 2014 dhe ka hyrë në vitin e dhjetë të saj. Është një kishë tepër e frekuentuar, ku shumë besimtarë kanë zgjedhur të dëgjojnë fjalën e Zotit në këtë komunitet.

Kisha e Elbasanit ofron 4 shërbesa në javë.

Shërbesën e së dielës, shërbesën e fëmijëve, studimin e biblës dhe takimin e grave.

KBM Durrës

Kisha Metodiste i ka fillesat e saj në verën e vitit 2017 dhe është shtuar gradualisht. Aktualisht ajo përbëhet nga familje solide që banojnë shtëpinë e Krishtit.

Kjo kishë kryen 3 shërbesa në javë.

Shërbesën e së dielës, shërbesën e fëmijëve dhe studimin e biblës.

KBM Buzaishtë

Kisha Metodiste e Buzahishtës është fara më e re e mbjellë nga drejtuesit e kishës sonë. Të korrat e këtij komuniteti janë premtuese.

Kjo kishë përbëhet nga një numër i lartë të rinjsh të cilët kanë zgjedhur të mësojnë rreth fjalës së Zotit edhe pse në një fshat të largët të Pogradecit.

Evente

25 – 03 Mars

2024

Konferencat Lokale

Konferencat Lokale  organizohen nga Kisha Metodiste me përfshijen e klerit, udhëheqësit e kishës dhe anëtarët që mblidhen së bashku për të diskutuar aspekte të ndryshme të jetës së kishës lokale, të tilla si çështjet shpirtërore, kontaktet me komunitetin, vendimet administrative dhe tema të tjera përkatëse.

Në distriktin e Shqipërisë mbahen 4 Konferenca Lokale: Tirana, Pogradec, Elbasan, Durrës.


9 Mars

2024

Konferenca e Distriktit 2024

Konferenca e distriktit  organizohet nga Kisha Metodiste me përfshijen e klerit, udhëheqësit e kishës dhe anëtarët që mblidhen së bashku për të diskutuar aspekte të ndryshme të jetës së kishës, të tilla si çështjet shpirtërore, kontaktet me komunitetin, vendimet administrative dhe tema të tjera përkatëse.


4-7 Prill

2024

Konferenca Vjetore 2024

Konferenca vjetore që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut mbledh përfaqësues nga tre distrikte të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke krijuar një platformë unike për dialog dhe shkëmbim idesh. Ky ngjarje përfshin diskutime i të fokusuara në zhvillimin e komuniteteve, bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta. Me pjesëmarrje të gjerë dhe të angazhuar, konferenca synon të ndërtojë marrëdhënie më të forta ndërdistriktore dhe të nxisë projekte të përbashkëta për një të ardhme më të mirë.


24 – 27 Prill

2024

Udhëtim në Maqedoninë e Veriut

Bashkëpunimi dhe ruajtja e miqësive është një virtyt por edhe një mundësi për të ecur përpara. Në Maqedoninë e Veriut kemi miq shumë të rëndësishëm të cilët nuk i harrojmë asnjëherë. Ne ftojmë njëri tjetrin në vizita të cilat na shërbejnë për tu rritur, individualisht dhe së bashku, në besim dhe jo vetëm.